×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Shefi i dialogut kampion i harxhimeve – shpenzon rreth 10 mijë euro për dreka, darka dhe mëditje

    Insajderi
    03 March 2022 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Bislimi, zëvendësi i parë i kryeministrit Albin Kurti, gjatë vitit 2021, nga taksat e qytetarëve ka shpenzuar mbi 6 mijë euro për dreka dhe darka zyrtare, si dhe ka marrë mbi 3 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

    Një darkë në qendrën e Brukselit, Besnik Bislimit, zëvendëskryeministri të parë, i ka kushtuar rreth 300 euro.

    Bislimi darkën e 5 korrikut, të vitit 2021 e ka nisur me salltë “chevere” dhe e ka përfunduar me tiramisu dhe ekspreso.

    Të dhënat janë zbardhur nga Zyra e Kryeministrit pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike, të bërë nga Gazeta Insajderi.

    Sipas po këtyre faturave, del që zëvendësi i parë i Kurtit, përgjatë periudhës mars-dhjetor të vitit 2021,  ka shpenzuar rreth 6 mijë e 200 euro për dreka dhe darka.

    Disa nga drekat dhe darkat janë shtruar në Bruksel, si për delegacionet, ashtu edhe për stafin, kur Bislimi ka udhëtuar për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Puros ushqimit, Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, kur ka shkuar drejt Brukselit, ka përfituar edhe mëditje.

    Ai ka marrë hiç më pak se 3 mijë e 99 euro gjatë viti 2021, sipas të dhënave  të siguruara nga Gazeta Insajderi, përmes qasjes në Dokumente Publike./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark