×
Insajderi / Insajderi

Shefi i OSBE-së pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës: Jam i shqetësuar …

Insajderi
06 November 2022 - 09:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit në vend.

Pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, në një deklaratë Davenport u ka bërë thirrje palëve që të mos lejojnë që dallimet për çështjet aktuale të kërcënojnë ato që janë arritur në vitet e fundit.

“Integrimi i Policisë së Kosovës dhe gjyqësorit ka qenë shumë i rëndësishëm për të mbajtur dhe forcuar sundimin e ligjit në Kosovë, dhe për të ruajtur interesat e komuniteteve joshumicë. Jam i shqetësuar nga veprimet e fundit dhe deklaratat që kërcënojnë këtë integrim, që është një nga përfitimet më të mëdha të dialogut të ndihmuar nga BE-ja, dhe nga i cili kanë përfituar gjitha komunitetet. U bëjë thirrje palëve që të mos lejojnë që dallimet për çështjet aktuale të kërcënojnë ato që janë arritur në vitet e fundit”, thuhet në deklaratën e Davenport.

Shefi i OSBE-së, ka kërkuar një angazhim politik proaktiv nga Prishtina dhe Beogradi me synim për të arritur përparim drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

“Dua të shprehi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë për të vazhduar përkrahjen e integrimit të Policisë dhe gjyqësorit, dhe brenda mandatit të vetë të përkrahë implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog. Është esenciale një angazhim më i madh në dialog për të ruajtur interesat dhe po ashtu për sigurinë e të gjithëve”, thuhet në deklaratë.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark