×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shefqet Krasniqi kërkon lejimin e shamisë në shkolla: Zoti e drejtoftë këtë Qeveri

    Insajderi
    06 August 2022 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debatit të rindezur së fundmi për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla i është bashkuar edhe imami i njohur, Shefqet Krasniqi.

    Ky i fundit, ka thënë se çështja e shamisë ka qenë sipas tij premtim i pushtetit aktual të Vetëvendosjes.

    Kjo duhet të ndodhë, sipas Krasniqi, pasi që në Kosovë jetojnë një shumicë dërrmuese e besimit islam.

    “Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend”, ka shkruar Krasniqi.

    “Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin”, ka shkruar Krasniqi.

    Postimi i plotë i tij:

    Selam alejkum të nderuar vëllezër dhe motra.

    Këto ditë është aktivizuar sërish çështja e shamisë, e drejtë kjo e garantuar nga ligji i Zotit.

    Pushteti aktual politik duhet të përmbushë premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara dhe të shfuqizojë pjesën e këtij udhëzimi administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla, pasi që vendi ynë banohet nga një popullatë mbi 95% muslimanë dhe kjo është e drejtë e cila nuk mund të cënohet as të negociohet.

    Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend.

    Ne kemi ngritur zërin që nga paslufta në vazhdimësi rreth kësaj çështje ashtu edhe siç kemi përkrahur të gjitha iniciativat rreth kësaj kërkese e sigurisht se e përkrahim edhe këtë iniciativë.

    Zoti e ruajtë këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin!. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark