×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shembet ndërtesa 15 katëshe në Siri, humbin jetën 16 persona

    Insajderi
    23 January 2023 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siri, ku 16 persona kanë humbur jetë si pasojë e shembjes së ndërtesës në një lagje të Alepos, qyteti i dytë më i madh i Sirisë , sipas burimeve lokale.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se ndërtesa 15 katëshe u shemb në orët e para të mëngjesit ndërsa banorët ishin në gjumë.

    Bëhet e ditur se brenda objektit jetonin 7 familje ndërsa është e paqartë se sa persona ndodheshin brenda në saj në momentin kur ndodhi ngjarja.

    Nga rrënojat u nxorrën të gjallë 4 fëmijë.

    Ekipet e shpëtimit, forcat e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësit po vazhdojnë operacionet e kërkimit për të gjetur persona të tjerë të zhdukur në rrënoja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark