×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Shembet ura në Brazil, 100 kalimtarë rasti bien në lumë – nënë e bijë akoma të zhdukura

    Insajderi
    23 February 2023 - 09:11

    Një nënë dhe foshnja e saj njëvjeçare janë zhdukur dhe është rritur se mund të kenë vdekur, pasi një urë me mbi 100 persona mbi të që ishin kalimtarë rasti është shembur në Brazil.

    Shembja e urës ndodhi derisa pjesëmarrës të shumtë që kishin shkuar për të marrë pjesë në karnavalin e Brazilit, kalonin në urën mbi lumin Mampituba.

    Momenti i shembjes së saj është kapur nga një grup i kalimtarëve të rastit, ku shihen se kabllot e çelikta fillimisht këputen dhe më pas shembet e tërë ura.

    Që të gjithë personat që ishin në urë, kanë përfunduar në lumë, ndërsa një nënë dhe foshnja e saj akoma po konsiderohen si të zhdukur, transmeton Telegrafi.

    Sipas ekipeve të shpëtimit ata edhe mund të jenë të vdekur, por se akoma nuk janë gjetur trupat e tyre.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark