×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shënimi i 28 Nëntorit në Kosovë: Ofendimet për heronjtë, fyrje për flamurin kuq e zi

    Insajderi
    28 November 2020 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    108-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është shënuar edhe këtë vit, si çdo herë tjetër në Kosovë.

    Për shkak të pandemisë festimet kanë qenë më të zbëhta, por megjithatë secili ka festuar në mënyrën e tij.

    Qytetarët janë mbledhur në sheshet e qyteteve të tyre, që ishin të mbushur me flamuj kuq e zi, të gjithë të shtypur dhe të padrejtuar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kaq pak rëndësi flamurit kombëtar i dha edhe Qeveria e Kosovës, kur e ndriçoi objektin e saj.

    Shumë kritika u dhanë për mënyrën se si u rezlizua gjithë ndriçimi.

    Pa kritika nuk mbeti as ngjarja ku u vendos shtatorja Adem Jasharit.

    Qyterarët shprehën irritimin e tyre për mënyrën se si është punuar shtatorja e heroit legjendar, shkruan Gazeta Insajderi.

    No description available.

    Njëjtë ndodhi edhe me shtatoren e Skënderbeut, e cila poashtu u përurua në Prizren.

    Ndërkohë, me ngjyrat e flamurit kuq e zi është ndriquar ndërtesa më e lartë në botë, që gjendet në Dubai, dhe si ura e Bosforit në Stamboll./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark