×
Show / Fashion

Shenjat e hershme që tregojnë se lidhja juaj do të zgjasë

Insajderi
20 October 2019 - 09:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ashtu siç thuhet në thënien klishe: “Dita mirë, shihet në mëngjes”, kur hyni në një lidhje të re, ditët e para mund të ju tregojnë shumë se a do të zgjasë lidhja juaj apo jo.

Andaj, kushtoni vëmendje këtyre shenjave më poshtë, dhe do të kuptoni se a do të keni një lidhje të gjatë, apo jo.

Ndjenja e afërsisë

Kur keni ndjenjën sikur njiheni që një jetë të tërë, është shenjë e mirë, pasi që të dy ndjeheni rehat rreth njëri-tjetrit.

Keni qëllime të përbashkëta

Kjo gjë do të jetë një ngjitës i vërtet i lidhjes suaj. Që nga fillimi, është e ditur që nuk do të ketë asnjë përplasje në jetën dhe qëllimet e karrierës suaj. Diçka tjetër, është kur ju të dy keni pikëpamje të njëjta politike dhe sociale.

Mbani premtimet

Të dy punoni mjaftueshëm për t’iu përkushtuar njëri-tjetrit. Ju i mbani premtimet dhe siguroheni se edhe kërkesat e vogla të i përmbushni.

Jeni dëgjues të mirë

Që të dy jeni dëgjues të mirë.

Jeni të gatshëm të kërkoni falje

Të dy jeni të rritur mjaftueshëm për të pranuar kur keni qenë gabim dhe nuk hezitoni të kërkoni falje.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark