Në Stadio Olimpico të Romës po zhvillohet finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit, duel i njohur si Derby d’Italia, shkruan Insajderi.
Kur po luhet minuta e 7-të e takimit, skuadra e Interit ka arritur të kalojë në epërsi me golin e realizuar nga mesfushori italia, Barella.
Ndryshe, për të arritur në finale, Zonja e Vjetër eliminoi Fiorentinan, kurse zikaltrit u treguan më të fortë se rivali lokal, Milan, në gjysmëfinale
Bianconerët e mbajnë rekordin me 14 trofe të Coppa Italia, kurse Nerazzurrët e kanë fituar shtatë herë. .
/Insajderi