Donat Rrudhani ka folur pas ndeshjes që Kosova e fitoi me rezultat 5-1 ndaj Qipros.
Pa dyshim, prej më të mirëve ishte edhe Rrudhani, që, ndër të tjera, shënoi edhe një supergol për 2-0.
I intervistuar pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur për golin dhe për fitoren.
“Treguam se mund të fitojmë. Ndaj Irlandës së Veriut bëmë paraqitje të mirë, por pësuam. Sot fituam me meritë”, tha fillimisht ai.
“Mendoja se ndeshja e parë ndaj Irlandës së Veriut do të ishte nata më e bukur për mua, por kjo e sotmja ishte edhe më e bukur. Golin ia dedikova familjes”, përfundoi ai.