×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi golin e parë me Kosovën, por Nuhiu “zhduket” në Angli

    Insajderi
    01 April 2017 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Atdhe Nuhiu nuk figuroi as në përbërjen e skuadrës së Sheffield Wednesday që udhëtoi sot tek Barsnley, në xhiron e 39-të të kategorisë së dytë angleze.

    Futbollisti nga Presheva që shënoi golin e tij të parë me Kosovën në debutimin ndaj Islandës më 24 mars, është lënë sërish jashtë ekipit me të cilën është nën kontratë, Sheffield Wednesday.

    Nuhiu ka luajtur vetëm një minutë lojë me skuadrën angleze në vitin 2017, njofton Insajderi. Trajneri portugez i Sheffieldit nuk po e preferon 27-vjeçarin. Nuhiu ka luajtur vetëm 307 minuta tërë këtë edicion.

    Sheffield Wednesday barazoi sot si mysafir i Barsnleyt me rezultat 1-1. Skuadra e sulmuesit shtatlartë ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë, çka ia siguron Wednesdayt play-offin për Premier Ligë. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark