×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërbyen në Kosovë, policët e Republikës Domenikane duan medalje

    Insajderi
    14 November 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një numër prej 15 policësh të Policisë Kombëtare të Republikës Domenikane të cilët u dërguan në Kosovë pas luftës, gjatë misionit të UNMIK-ut, po kërkojnë të dekorohen me medalje nderi për punën e tyre në Kosovë nga presidenti i Republikës Domenikane Hipolito Meija.

    Qeveria Domenikane kishte dërguar në prill të vitit 2000, një grup prej 15 oficerëve, në një mision të paqeruajtjes në Kosovë, nën autoritetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Policia Dominikane kishte qëndruar në mision nga 17 prilli i vitit 2000 deri në të njëjtën datë të vitit 2001, por ata nuk morrën asnjë medalje nderi, në dallim prej një grupi tjetër policësh të këesaj republike që kishin shërbyer në Irak, shkruan faqja domenikane Acento.com.

    Policia Dominikane, që mori pjesë së bashku me misionet e tjera të huaja në Kosovën, me qëllim për të parandaluar shfaqjen e grupeve armiqësore, për të rivendosur ligjin, rendin dhe sigurinë publike, menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark