×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Sherifi i Nismës: Parashikimi im i 25 tetorit doli i saktë

    Insajderi
    06 November 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i Nisma SocialDemokrate, Bilall Sherifi me 25 tetor përmes një shkrimi në Facebook, kishte kërkuar nga opozita të mos ia kërkojnë kryeministrit Kurti shtyerjen e afatit për zbatimin e vendimit për targa, pasi që Qeveria Kurti do të fajsojë partitë opozitare se po ia mbanë anën Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    Dhjetë ditë pas, parashikimi i Sherifit doli i saktë. Kjo pasi që mbrëmë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu hodhi akuza të rënda në drejtim të partive opozitare, pas vendimit të marrë nga Lista Serbe që të gjithë përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Kosovës të lënë detyrën. 

    Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se qendrimet e opozitës janë të turpshme dhe se po i përmbushin apetitet e presidentit serb Aleksander Vuçiq, shkruan Insajderi.

    Kjo sipas saj, po bëhet për shkak se subjektet opozitare kanë lidhje me strukturat kriminale e disa e kanë mendjen vetëm tek pushteti.

    Janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti”, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark