×
  • Lajme
  • Lajme

    Sheshel: Biden është armiku i vjetër dhe i dëshmuar i Serbisë

    Insajderi
    15 January 2021 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krimineli i luftës dhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel ka deklaruar se “Shtetet e Bashkuara kanë treguar se kanë demokraci false”.

    Ai për televizionin proqeveritar serb TV Përva ka thënë se në SHBA “kaloi një vjedhje elektorale çfarë nuk do të kishte kaluar askund në botë”.

    Ai ka pretenduar se demokracia amerikane ka përparuar, pastaj “ka ardhur deri te dekadenca, dhe tani plotëshisht është shkatërruar”.

    “Diçka është kalbur në shtetin e Danimarkës”, ka thënë ai duke cituar fjalët e Hamletit të Shekspirit.

    Sheshel ka thënë se “gjithnjë e më shumë do të dalin në sipërfaqe problemet në Amerikë, dhe kjo do të pasqyrohet edhe te ne, nëse ajo i  manifeston frustrimet e veta në planin ndërkombëtar”.

    “Mendoj se rreziku është shumë i pranishëm. Biden është armiku i vjetër dhe i dëshmuar i Serbisë. Nëse orientohet në Ballkan, atëherë ai do të bëjë gjithçka për t’i shkatërruar serbët dhe interesat e tyre”, ka thënë krimineli i gjykuar i luftës./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark