×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shfaqja “a.y.l.a.n” fiton çmimin kryesor në Festivalin Kontrapunkt 56 në Poloni

    Insajderi
    15 May 2022 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shfaqja “a.y.l.a.n” nga Jeton Neziraj, regjisore Blerta Neziraj, prodhim i Teatrit të Gjilanit, fiton çmimin kryesor në Festivalin Kontrapunkt 56 në Poloni.

    Festivali bëri të ditur se çmimin më të lartë të Jurisë e ka marrë vepra “a.y.l.a.n” e Teatrit të Qytetit të Gjilanit për interpretimin mjeshtëror të dramaturgjisë në lidhje me temën shumë të vështirë, që është lufta e së mirës kundër së keqes.

    Për këtë çmim ka reaguar edhe Teatri i Qytetit të Gjilanit, duke thënë se ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe ata ndjehen super të lumtur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark