11:29 - 28 Dhjetor 2022

Shfaqja baletit “Don Quixote” është njëra prej shfaqjeve më të mira që ka historia e baletit botëror.

Kjo shfaqje u dha premiere në teatrin “Faruk Begolli” të premtën e kalaur nga balerinët e shkollës se baletit “Behia’sdance”.

Koreografia u realizua nga Behie Murtezi dhe Driton Saqipi ndërkaq muzika ishte nga Ludwig Minkus.

Koreografi Saqipi tha se shfaqja u prit mirë nga publiku dhe prezent ishin mbi 400 shikues.

“Shfaqja u mire prit me shume duartrokitje nga publiku,ku prezent ishin mbi 400 shikues. Ishte nje nate magjike me gjeneraten e re te baletit ne vendin tone”, tha Saqipi për Insajderin.

Ky aktivitet ishte përmbyllës për vitin 2022.