×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shfrytëzuan gjjelltoren për bastore, arrestohen tre persona në Skenderaj

    Insajderi
    26 January 2022 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Skenderaj pasi që gjelltoren e shfrytëzuan për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

    “Policia ka arritur ta identifikojë vendin e ngjarjes, ku në një lokal me mbishkrimin ‘Gjelltore’ dyshohej se ishin duke organizuar  lojëra fati”, njoftoj policia.

    Policia në lokal ka gjetur TV, kompjutëra dhe printer.

    “Në lokal janë hasur tre persona të dyshuar si dhe janë gjetur katër TV,  një shtëpizë kompjuteri, një tastierë kompjuteri dhe një printer, te cilat dyshohet se janë përdorur për lojëra fati-bastore sportive. Të gjitha pajisjet në fjalë janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftim.

    Sipas Policisë, personat e dyshuar F.A., 20 vjeçar, N.F., 37 vjeçar dhe A.Rr., 33 vjeçar, janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Skenderaj dhe pas procedurës se intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedure të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark