×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shifra të frikshme, kaq vdekje dhe raste pozitive rezultuan në 24 orëshin e fundit nga Covid-19

    Insajderi
    21 January 2022 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar rekord i rasteve me COVID-19. Që nga dje, janë konfirmuar 2 mijë e 943 raste të reja me koronavirus dhe një rast vdekje.

    Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të mbi mostrave. 

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është 12 mijë e 396.

    “Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890. Në total numri i rasteve aktive është 12.396”, ka njoftuar Ministria.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës pritet të miratojë sot masat shtrënguese anti-Covid, të cilat përfshijnë kufizim të orarit të lëvizjes, kufizim të orarit të punës së gastronomisë dhe ashpërsim i rregullave të hyrjes në Kosovë.

    Nëse marrin miratimin e Ekzekutivit, këto masa do të hyjnë në fuqi nga nesër

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark