×
  • Showbiz
  • Show

    Shifra të larta, nuk do ta besoni sa paguhet Dea Mishel për një reklamë në rrjetet sociale

    Insajderi
    01 June 2023 - 14:00

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ishte një ditë më parë e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel.

    Gjatë intervistës me Bieta Sulon, ajo foli për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri por edhe me çfarë po merret tani.

    Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja e njohur e ngacmoi paksa edhe për pagesat që merr për reklama tani që “Big Brother VIP” ka përfunduar.

    “Po nuk e them tani se më prish punë”, thotë Dea duke qeshur, ndërkohë Bieta i thotë: “Me sa zero, na thuaj zerot”.

    “Me tre zero”, i përgjigjet ish-banorja e BB VIP, e cila shton se akoma nuk ka shkuar me katër zero.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark