×
  • Sport
  • Sport

    Shijojeni paraqitjen magjike të 37 vjeçarit, Luka Modric kundër Liverpool

    Insajderi
    22 February 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luka Modric kishte një paraqitje fantastike, ndërsa Real Madridi mposhti Liverpoolin në të tetën e Ligës së Kampionëve.

    Kroati nuk dëshmoi mbrëmë se është 37-vjeçar, duke ia përshtatur vetës thënien për verën “sa më i vjetër, aq më i mirë”.

    Për kroatin, momenti më i mirë në këtë ndeshje mund të ketë qenë në minutën e 87-të, kur Carlo Ancelotti vendosi ta zëvendësonte, derisa tifozët e Liverpoolit e duartrokitnin për paraqitjen e tij.

    Në fushë ishte lehtësia në të cilën ai ndërpreu një top, mposhti dy mesfushorë të The Reds dhe lëshoi një pasim mahnitës për Vinicius Junior, braziliani më pas e gjeti Karim Benzeman për golin e pestë.

    Megjithatë, në kohën kur ai u largua, duartrokitjet nga tifozët në Anfield ishin ndoshta nga lehtësimi sa ai po largohej, aq edhe nga respekti për performancën e tij.

    https://twitter.com/i/status/1628247397624328192

    Në moshën 37-vjeçare ai mund të pyes vetën se sa më gjatë mund të vazhdojë të bëjë këto paraqitje, por ai nuk tregon shenja të ngadalësimit dhe nuk është çudi që Ancelotti ia beson dirigjimin e mesfushës.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark