×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Shiko kush luan” nuk do të rikthehet më në ekran? Detaji që ngriti dyshimet

    Insajderi
    21 September 2021 - 18:34

    Luana Vjollca këto kohë ka qëndruar shumë e heshtur dhe ende nuk ka zbuluar se me çfarë do të angazhohet gjatë sezonit të ri televiziv.

    Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

    Këto kohë Luana është përfolur edhe se mund të jetë larguar përfundimisht nga “Top Channel”. Burime për “Gazeta Express” bënë me dije se Luana po largohet nga ky televizion dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.

    Ndërkohë një postim në “InstaStory-n” e Luanës nxiti përsëri dyshimet se emisioni që ajo drejton në këtë televizion mund të mos vijë më në ekran.

    “Ta dish sa e donte stafi “Shiko kush luan””, ka shkruar një ndër gocat e stafit të programit, të cilin moderatorja e ka ripostuar në rrjetin e saj social duke shkruar se i mungojnë të gjithë.

    Ky postim i Luanës duket se i ka vënë vulën të gjitha dyshimeve në lidhje me këtë program, por akoma nuk është konfirmuar gjë nga moderatorja ndaj na mbetet të presim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark