Anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli ka bërë një asistim të mrekullueshëm sot në ndeshjen e Reims kundër Auxerre.
Ai në minutën e 28’të për mrekulli pasoi në mes të dy lojtarëve ku gjeti sulmuesin, Folarin Balogun që realizoi për golin e epërsisë.
Por, pas pesë minutave rezultatin e barazoi ish-sulmuesi i Milan, M’Baye Niang.
Zeneli u zëvendësua në minutën e 72’të derisa bëri një paraqitje shumë të mirë.