×
  • Sport
  • Sport

    Shiten brenda 24 orëve të gjitha biletat për takimin e zjarrtë mes Joshuas dhe Usyk

    Insajderi
    04 August 2021 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përballja e peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk ka zgjuar interesim të madh dhe të gjitha biletat janë shitur për 24 orë.

    31-vjeçari mban tituj si WBA, WBO dhe IBF, ndërsa do të tentojë të fitojë kundër ukrainasit të pamposhtur në stadiumin Tottenham Hotspur më 25 shtator, transmeton Telegrafi.

    Fituesi i medaljes së artë olimpike Joshua u urdhërua nga ËBO për të luftuar me Usyk, pasi dueli i tij me Tyson Fury nuk u jetësua për këtë vit.

    Dhe përkundër mbështetësve të lënë të zhgënjyer që ndeshja nuk u materializua, tifozët kanë vepruar shpejt për të parë nga afër një tjetër duel të AJ.

    Matchroom ka njoftuar se biletat janë shitur brenda një dite ndërsa 60,000 tifozë po përgatiten të dynden në kryeqytetin e Anglisë.

    Joshua nuk ka qenë në aksion që kur ka e nokautoi veteranin bullgar Kubrat Pulev në dhjetor.

    Por, ai është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe kërkon të fitojë ndaj ukrainasit që është një kundërshtar i papërshtatshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark