×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shitësit ambulantë kërcënojnë me vetëvrasje pasi Komuna e Podujevës i largoj nga trotuaret

    Insajderi
    23 June 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Inspektoratit së bashku me Policinë e Kosovës, kanë larguar sot nga trotuaret shitësit ambulantë.

    Kundër këtij vendimi dolën shitësit, të cilët në grup u nisen në drejtim të Komunës së Podujevës.

    Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, nuk e gjetën në vendin e punës. Injorimin e morën nga nënkryetarja Marigona Lahu.

    Shitësit ambulantë kërcënuan me vetëvrasje. Tollovia që shkoi gjatë ditës doli të jetë një marrëveshje në fund.

    Zyrtarët komunalë kërkuan nga shitësit ambulantë që të aplikojnë për shfrytëzimin e hapësirave publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark