Borussia Dortmund nuk ka humbur kohë. Pasi Manchestger City bëri me dije se ka arritur marrëveshjen për Erling Haaland, gjermanët zyrtarizuan pasuesin e norvegjezit.
Karim Adeyemi, sulmuesi i talentuar i kombëtares gjermane, kalon nga RB Sazlburg te verdhezinjtë. Ai ka nënshkruar deri më 30 qershor 2027, pasi më parë ka kryer vizitat mjekësore.
“Që i vogël më ka magjepsur futbolli me ritëm të shpejtë. Kjo është arsye pse e kisha të qartë se do të doja të kaloja te Borussia Dortmund, kur mësova për interesimin e tyre.
Kam nënshkruar qëllimisht me afat të gjatë, sepse jam i bindur që jemi një ekip emocionues, që me mbështetjen e tifozëve fantastikë do të jetë në gjendje të fitojë tituj”, ka thënë Adeyemi për faqen e