×
  • Sport
  • Sport

    Shitja e Liverpool, në garë investitorë nga Arabia Saudite dhe Katari

    Insajderi
    27 November 2022 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditët e fundit në mediat angleze bëri bujë vendimi i pronarëve amerikan për të shitur klubin e Liverpool.  Interesimi për të blerë një klub legjendë nuk ka munguar dhe së fundmi sipas “Daliy Mail” në skenë kanë dalën investitorë nga Lindja e mesme të cilët po përpiqen të bëhen protagonistë në botën e futbollit.

    “Daily Mail” bën të ditur se janë zhvilluar diskutime me një grupi nga Arabia Saudite dhe një tjetër nga Katari, të cilët kanë kontaktuar Majk Gordon, personin përgjegjës për shitjen e Liverpulit, rreth mundësisë për të blerë këtë klub që vlerësohet rreth 4 miliard paund

    Grupet që kanë shprehur interes janë privatë dhe nuk kanë asnjë lidhje me familjen mbretërore të dy vendeve. Megjithatë interes për të blerë Liverpool kanë shfaqur edhe nga Amerika por edhe një miliarder nga India, Mukesh Ambanin.

    Por sipas të gjitha gjasave mundësitë më të mëdha për të blerë Liverpool mund të kenë investitorët nga Amerika dhe Lindja e mesme që janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë.

    Liverpool është një nga klubet më të mëdha në Angli pasi ka fituar 19 tituj  kampion dhe në Europë “të kuqtë” mbajnë lart emrin e skuadrave angleze me 6 Champions League.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark