×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkarkime rrufe, erëra të forta- moti i kobshëm në muajt e verës që mori pesë jetë

    Insajderi
    17 August 2022 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moti i kobshëm që përfshiu vendin në muajt e fundit mori disa jetë. Rrufet që pushtuan Kosovën u bën shkak për vdekjen e katër personave. Ndërsa nga erërat e forta që rrëzuan një lis në Prishtinë humbi jetën një 30-vjeçar, shkruan Insajderi.

    Me 2 qershor një 55-vjeçar nga Prizreni përderisa ishte duke punuar tokën me traktor o godit nga rrufeja. Ishin fqinjët e të ndjerit Rexhep Vezaj të cilët edhe ja dhanë ndihmën e parë, edhe pse gjendja e tij ishte shumë e rëndë.

    I njëjti u dërgua në spital, por përkundër intervenimit të mjekëve ai nuk ka arritur të mbijetojë.

    Lajmi  e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

     “Një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja. Ai është dërguar nga familjarët në Spitalin Rajonal të Prizrenit, megjithatë ai nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhej në njoftim.

    Vezaj ishte ushtar i UÇK-së dhe ish-bashkëluftëtarët e kanë kujtuar atë me fjalët më të mira.Me urdhër të Prokurorit rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

    Një muaj më vonë me 6 korrik qyteti i Rahovecit u trondit nga shkarkimet e rrufeve që si pasojë vdiqen dy persona.

    Një shtetas turk i moshës 34-vjeçe ndërroi jete. Ai kishte ardhur në Rahovec për të punuar në një gurthyes në afërsi të fshatit Zatriq

    Policia kishte bërë të ditur se edhe një person tjetër që ishte duke punuar ishte lënduar.

    “Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes. Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij”, kishte njoftuar policia.

    Në atë ditë edhe një person nga Fortesa e Rahovecit ishte goditur nga rrufeja përderisa po punonte në arën e tij.

    42 vjeçari ishte dërguar në QKUK në gjendje të rëndë e ku edhe humbi jetën katër ditë më pas.

    Viktima e fundit që është raportuar është Xhavit Babajn, 62 vjeç nga Skenderaj i cili ishte goditur nga rrufeja para katër ditësh, shkruan Insajderi.

    Ai ishte dërguar nga spitali i Mitrovicës në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    Përkundër tretmanit intensiv dhe përpjekeve maksimale me mbajt në jetë nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekë në orët e hershme të mëngjesit”, kanë thënë nga QKUK.

    Edhe në Prishtinë po në këtë datë pati një viktimë ku si pasojë e erërave të forta u rrëzua një lis duke lënë të vdekur një person dhe të lënduar rëndë një grua.

    Personi që vdiq ishte Erdin Haxhiu – Blakçori 30 vjeçar nga Podujeva.

    IKSHPK gjatë një apeli të mëparshëm ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë kohës kur ka reshje atmosferike me bubullima./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark