×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkarkohen tre anëtarë të bordit të Infrakosit

    Insajderi
    10 August 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të Infrakosit pas asnjë votë kundër dhe abstenim.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në fjalën e saj në mbledhjen e Qeverisë tha se tre anëtarët s’i kanë adresuar problemet me të cilat është përballë Infrakosi.

    “Ministria e Ekonomisë propozon shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike Infrakos, Afrim Mehmetaj, Selatin Ratkoceri dhe Ilir Zhitia. Kjo ndërmarrje ka ngecur në realizimin e objektivave afariste megjithëse për këtë ngecje nuk ka shfaqje objektive që do të mund të merreshin parasysh. Qeveria konsideron se tre anëtarët e bordit kanë bërë shkelje të detyrave, duke mos adresuar me efikasitet morinë e problemeve që ballafaqohet, andaj propozojmë shkarkimin e këtyre anëtarëve të bordit për të mundësuar funksionimin e ndërmarrjes deri në emërimin e bordit të rregullt të ri”, tha ajo.

    Rizvanolli ka propozuar që të emërohet një bord i përkohshëm i përbërë nga Dukagjin Kastrati kryesues, Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hondozi anëtarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark