×
  • Sport
  • Insajderi / Ballina 5

    Shkarkohet Ismet Munishi

    Insajderi
    13 March 2023 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ismet Munishi më nuk është trajner i Prishtinës. Ai është shkarkuar të hënën. Shkarkimi i tij ka ardhur një ditë pas humbjes së Prishtinës nga Malisheva (2:1).

    Në njoftimin e lëshuar nga Prishtina, thuhet se Bordi i klubit ka marrë vendim të tillë për shkak të rezultateve në ndeshjet e fundit. Munishi ishte në krye të Prishtinës para fillimit të këtij sezoni dhe nën drejtimin e tij, ekipi ka regjistruar 8 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje, ndërsa zë vendin e katërt në tabelë me 32 pikë të mbledhura. Munishin në postin e trajnerit, do ta zëvendësojë Debatik Curri me ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri.

    “Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi. Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit. FC Prishtina e falënderon përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër. Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”, shkruan në njoftimin e klubit prishtinas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark