Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ndodhet me pushime në Spanjë dhe lajmi i fundit që vjen është se i është shkatërruar vetura me vlerë rreth 2 milionë euro.
Ylli i Manchester United ndodhet në Mallorca për rreth një ditë me gruan e tij Georgina dhe fëmijët, dhe sipas Periodico Mediterraneo, Bugatti Veyron ishte duke vozitur një nga punonjësit e Ronaldos dhe më pas humbi kontrollin e automjetit dhe goditi hyrjen e shtëpisë.
Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit ka kaluar pa lëndime të mëdha dhe deklarojnë se pjesa e përparme e veturës ka pësuar dëmtime të mëdha. Mediat raportojnë se hetimet janë në vijim.
Ndryshe, Bugatti i Cristiano Ronaldos kushton rreth 2.5 milionë euro.