×
  • Sport
  • Sport

    Shkatërrohet Usain Bolt, viktimë e një mashtrimi miliona dollarësh! Në llogarinë e xhamajkanit kanë mbetur vetëm 11 mijë €…

    Insajderi
    22 January 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Usain Bolt, ish-sprinteri xhamajkan, ishte viktimë e një skeme të mundshme mashtrimi dhe thuheet se ai ka humbur shumën prej 12 milionë eurosh.

    Stocks and Securities Limited ka qenë nën radarin e drejtësisë xhamajkane për disa ditë për një mashtrim që dyshohet se ka prekur edhe Usain Bolt, ish-sprinterin xhamajkan. Shuma do të ishte disa milionë dollarë.

    Kompania në fjalë, Stocks and Securities Limited, është vendosur nën “mbikëqyrje të zgjeruar” nga Komisioni i Shërbimeve Financiare (FSC) të Xhamajkës, në pritje të hetimeve.

    TVJ News, një kanal televiziv xhamajkan, vlerëson se 30 milionë dollarë, ose 27.6 milionë euro, janë përdorur në këtë skemë mashtrimi, nga të cilat thuhet se 6 milionë i përkasin Usain Bolt. Sipas disa burimeve, në llogarinë e xhamajkanit kanë mbetur vetëm 11 mijë euro.

    Menaxheri i Bolt, Nugent Walker, tha se rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra, tani në pension i investoi paratë rreth një dekadë më parë. “Kjo llogari ishte pensioni dhe kursimet e jetës së Bolt,- shpjegon ai. – Ky është një lajm i trishtuar për të gjithë dhe sigurisht për zotin Bolt, i cili e krijoi këtë llogari, si pjesë e pensionit të tij privat.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark