×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Shkelje e rëndë kushtetuese”, Tahiri me akuza ndaj Vjosa Osmanit për mosdekretim të Kryeprokurorit të Shtetit

    Insajderi
    28 March 2023 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, “nuk ka diskrecion të pafundmë” për mosdekretim të Kryeprokurorit të Shtetit, ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duke e vlerësuar një gjë të tillë madje edhe si shkelje të rëndë kushtetuese.

    “Te presidentja e kemi prapë këtë çështjen e diskrecionit që po e përmendim. Nuk ka diskrecion të pafundmë. Sot nuk ekziston Kryeprokurori i Kosovës për shkak që është vendimi në kryeministri. Kjo është shkelje e rëndë kushtetuese. Është shkelje e rëndë me e lënë një institucion për një nënshkrim pa kryeprokuror”, ka thënë Tahiri Teve1, përcjell Insajderi.

    “E tash shtrohet pyetja, a ka pasë këtu sinkronizim? Kjo është pyetje legjitime. Unë nuk muj me thanë që ka pasë. Mendimi im është që në politikë nuk ka asgjë rastësisht. Nuk është e rastësishme as Ligji i KPK-së, as Ligji i Zyrtarëve Publik, asgjë nuk është e rastësishme, prandaj edhe këtë unë nuk e quaj të rastësishme”, ka deklaruar Tahiri./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark