Disa objektet misterioze të zeza ranë nga qielli gjatë një stuhie me rrufe në Tajlandë duke i lënë të hutuar banorët vendas. Ata thonë se objektet e çuditshme u kanë rritur energjinë dhe shëndetin mendor dhe duken të bindur për këtë.
Një çift zbuloi sendet e çuditshme që ata besonin se ishin nga hapësira e jashtme duke u përplasur në kopshtin e tyre në Phatthalung, pranë kufirit me Malajzinë.
Burri Wichet Siriphuwadon tha se ai dhe gruaja e tij Maneerat besojnë se shkëmbinjtë kanë përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
Ata thanë se gjetën shkëmbinjtë e panjohur të zinj me shkëlqim të madhësive të ndryshme, që peshonin mbi 44 lbs (20 kg) në plantacionin e tyre të palmave.
Wichet tha: Kishte shi shumë të fortë dhe rrufe rreth orës 2 të mëngjesit të asaj dite, duke shkaktuar një zjarr jashtë.
“Në mëngjes kishte pemë të rrëzuar dhe shenja djegie në tokë. Shkova te gropa që digjej dhe kishte tym, kështu që e mbulova me dhe”.