×
Show / Fashion

Shkencëtarët mendojnë se droga ‘ekstazi’ kuron depresionin

Insajderi
23 March 2019 - 10:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekstazia është ende droga e preferuar e shumë njerëzve që ndjekin jetën e natës, edhe pse është ende ilegale në shumë vende të botës.

Pavarësisht kësaj, nuk ka më të njëjtin reputacion negative si drograt e tjera të rënda, si heroina, kokaina, kraku dhe metanfetamina.

Mbase sepse ekstazi, apo siç njihet shkencërisht: MDMA, stimulon shpesh ndjenja dashurie dhe kënaqësie të bekuar pë rata që e përdorin, duke ulur agresivitetin dhe duke frenuar impulse e dhunshme, apo mbase sepse krijon më pak varësi se drograt e tjera.

Pavarësisht këtyre cilësive, është e qartë se pranimi si e ligjshme për këtë drogë është shumë larg, duke patur parasysh edhe faktin se legalizimi i marijuana-s  është një temë ‘e nxehtë’.

E megjithatë, kërkuesit mendojnë se ekstazi mund të përdoret për të shëruar sëmundje mendore me efekte të mëdha negative, siç është depresioni dhe DPTS (Post-Traumatic Stress Disorder), çregullimi i stresit post-traumatik.

Studimi pilot ka përfshirë 22 ushtarakë veteran, tre punonjës të zjarrfikëses dhe një zyrtar të policisë, të cilët ishin diagnostikuar me DPTS.

Këtyre 26 individëve, iu dha ekstazi në doza nga 30 mg, 75 mg dhe 125 mg.

Dozat iu dhanë pacientëve gjatë tre seancave psikoterapie prej tetë orësh, në të cilat pacienti  kujtonte se ishte në një vend të rrethuar me qirinj dhe lule të freskëta, me muzikë relaksuese në sfond.

Dy terapeutë qëndronin pranë pacientëve për t’i monitoruar, ndërkohë që ata inkurajoheshin për të folur rreth eksperiencës së tyre traumatike, nëse ndiheshin rehat.

Kërkuesit vunë re më pas, se mesatarisht, njerëzve të cilëve u ishte dhënë një dozë më e madhe narkotike, patën rënie më të madhe të simptomave të PTSD, sesa ata që kishin marrë vetëm 30 mg.

Një vit pas përfundimit të studmit, 16 nga 26 pjesmarrësit u kuran nga të gjitha simptomat e PTSD, ndërkohë që dy prej tyre i kishin sërish diagnozën.

Por kishte ende disa disavatazhe në regjimin e ekstazit dhe këto ishtin të mjaftueshme për t’i bërë shkencëtarët të hezitonin.

Efektet kolaterale të përdorimit të ekstazisë në studim përfshinin periudha të shkurtra të ankthit, dhimbjes së kokës, lodhjes, tensionit muskular dhe pagjumësisë.

Mes disa pjesmarrësve, pas euforisë së fillimit, ka patur edhe një shtim të përkohshëm të preokupimeve dhe mendimeve për vetvrasje.

Një pjesmarrës i pafat, i cili ka patur një histori për tentativë vetvrasjeje, u shtrua në spital dhe mbahej nën mbikqyrjen e mjekëve, para se studimi të përfundonte.

Gjithsesi, duhet theksuar se thuajse të gjithë antidepresivët që janë të disponueshëm aktualisht, përfshihnë efekte anësore që variojnë nga pacienti në pacient.

Shpesh herë antidepresivët farmaceutikë mund të çojnë në shtim të ndjësive për vetvrasje.

Kjo nuk është hera e parë që narkotikët tregojnë se kanë efekte pozitive për shëndetin mendor. Në fakt, ka prova që ‘kërpudhat magjike’ mund të ndihmojnë në kurimin e depresionit klinik.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark