×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shkencëtarët zbuluan se në cilën kohë stërvitja ka efektin më të madh në shëndet

    Insajderi
    23 November 2022 - 13:05

    Dihet që stërvitja e rregullt ndihmon për të mbajtur zemrën të shëndetshme, por a mund të sjellë më shumë përfitime ushtrimet në mëngjes sesa të shkoni në palestër në mbrëmje? Hulumtimet e reja tregojnë se te gratë në të 40-at përgjigjja është po, raporton US News.

    Shumica e udhëzimeve të shëndetit publik e injorojnë plotësisht kohën që ne ushtrojmë, duke u fokusuar kryesisht në llojet e ushtrimeve dhe intensitetin e tij”, tha autori i studimit Gali Albalak, student i doktoraturës në Departamentin e Mjekësisë së Brendshme, Qendra Mjekësore Universitare Leiden në Holandë.

    Duke krahasuar “incidentet” kardiake me kohën e stërvitjes, studiuesit zbuluan se gratë që kryesisht ushtroheshin në mëngjes, konkretisht nga ora tetë deri në 11 të mëngjesit, kishin një rrezik më të ulët të sulmit në zemër dhe goditjes në tru, shkruan US News.

    Krahasuar me gratë që ishin më aktive në fund të ditës, ato që ishin më aktive në mëngjes kishin një rrezik 22 deri në 24 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës, ndërsa rreziku i goditjes në tru ishte deri në 35 për qind më i ulët. Ajo që është veçanërisht interesante është fakti se përfitimi i shtuar i ushtrimeve në mëngjes nuk është vërejtur te meshkujt.

    “Nuk gjetëm ndonjë teori të qartë që mund të shpjegonte këto rezultate të marra dhe informacionin se pse ushtrimet e mëngjesit funksionojnë te femrat, por jo te meshkujt”, theksoi Albalak, duke shtuar se do të nevojiten kërkime shtesë për të gjetur një përgjigje për këtë pyetje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark