×
  • Showbiz
  • Show

    Shkenda dhe Ajkuna synojnë që së bashku t’a “dobësojnë” Zvicrën

    Insajderi
    19 May 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak të kërkesave të shumta të klientëve, radha është edhe për një tjetër qendër të dobësimit nga e mirënjohura, Shkenda Dubova në Europë.

    Qendra e re do të hapet në Olten të Zvicrës, për të cilën ka njoftuar Shkenda në faqen e saj në Instagram.

    E ky sukses do të bëhet në bashkëpunim me një tjetër femre poashtu shumë të suksesshme, Ajkunë Ahmetaj.

    Ajkuna është një histori suksesi në fushën e bukurisë.

    Ajo është e para dhe e vetmja frizere shqiptare që ka zhvilluar linjën e saj të ngjyrave për flokë, “extensions”, pajisjeve për flokë dhe linjën e shamponit. Duke njohur punën e saj të madhe, prestigjiozja zvicerane Blick kohë më parë shkruante se një “bjonde nuk është bjonde nëse Ajkuna nuk ia ka rregulluar flokët”.

    Çka vjen kur dy femra të suksesshme bëhen bashkë? Një histori suksesi në biznes, gjithsesi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark