Gjesti ka marrë në pyetje Sarën se pse po qëndron me Gresën në shtëpi teksa ajo u shpreh se i pëlqen dhe i jep energji pozitive.
Përgjigja e Sarës shkaktoi të qeshura tek Gjesti teksa filloi edhe ironizimet ndaj saj.
“Çka ke bërë në Big Brother tënden, çka ke bërë diçka tënden”, pyeti Gjesti, teksa Sara tha se ka bërë të kundërtën e gjërave që bën Gjesti për të cilat u shpreh se janë gjëra të fëmijëve.
Gjesti dhe Rovena u shprehen se Sara qëndron në shtëpi vetëm për shkak të pëlqimit ndaj Drilonit, gjë që acaroi keq Sarën.
“Sara bëjë valixhet gati që don të ndihmojë unë e ec jashtë. Ti më mirë dil vetë, shko puthe Drilonin bëhesh virale e deri në finale rri këtu”, u shpreh Gjesti.
Sara në ndërkohë i tha se këtë gjë e bënë Gjesti pasi s’mund të rrijë vetëm në shtëpi.