“Shkodra Elektronike” fiton festivalin e këngës, kjo është kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision - Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Show / Kulturë

    “Shkodra Elektronike” fiton festivalin e këngës, kjo është kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

    Insajderi
    23 December 2024 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Shkodra Elektronike” u shpall fituesja e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe me këngën “Zjerm” do të përfaqësohet Shqipëria në Eurovision 2025.

    Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku.

    Pas tyre u rendit Elvana Gjata, e cila arriti të marrë vendin e dytë me këngën “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.

    Të parat që u numëruan ishin votat e jurisë profesioniste, të cilat paraprinë rezultatin përfundimtar me “Shkodrën Elektronike” në vend të parë, Elvana Gjatën në vend të dytë dhe Alis në vendin e tretë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark