14:22 - 24 Mars 2023

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës ka ngjarë një moment jo i zakonshëm në mes deputetit nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Pas raportimit të Kurtit në lidhje me takimin e fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deputeti i LDK-së i është drejtuar me fjalët “Phuu të q**sha tradhtarin e nanës”.

Shalës, kryeparlamentari, Glauk Konjufca i ka tërhejqur vërejtjen për shkak të shkeljes së rregullores së Kuvendit.

Ndërkaq, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk e kanë pritur mirë këtë sjellje të tij, i cili është edhe profesor i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në vijim janë paraqitur disa prej komenteve drejtuar Kujtim Shalës në rrjetin social Facebook.