×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shkollat në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur

    Insajderi
    13 December 2022 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipi i Radios Evropa e Lirë në terren raporton se shkollat në veri të Kosovës, të cilat funksionojnë nën sistemin e Serbisë, nuk janë duke punuar as sot, për shkak të, siç thuhet, “situatës së sigurisë”.

    Këto shkolla nuk punuan as të hënën.

    Në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur edhe objektet e hotelerisë.

    Njësitet patrulluese të misionit të NATO-s, KFOR, dhe të misionit të BE-së, EULEX, janë të pranishme në terren, ndërsa Policia e Kosovës është e stacionuar kryesisht në Mëhallën multietnike të Boshnjakëve – Komuna e Mitrovicës së Veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark