×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dalin pamjet nga momenti tragjik i rrëzimit të helikopterit në Kiev

    Insajderi
    18 January 2023 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit në Brovary ku humbi jetën edhe ministri i brendshëm ukrainas. Përveç ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, nga përplasja e avionit në Kiev mbetën të vrarë edhe zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yuriy Lubkovych.

    Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, ka thënë se tre fëmijë janë në mesin e 18 të vdekurve.

    “Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave ka shkuar në 18,  duke përfshirë tre fëmijë. 29 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre 15 fëmijë.  Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend,” tha ai në një postim në Twitter.

    Ndërkohë në mediat sociale janë postuar video të momentit të rrëzimit të avionit. Pamjet pak pas aksidentit tragjik tregojnë se helikopteri kishte shpërthyer në flakë e zona ishte e mbuluar nga tymi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark