×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në tre numri i personave që u plagosën në oborrin e një kazinoje në Breznicë të Bujanocit

    Insajderi
    15 November 2022 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka shkuar në tre numri i personave të plagosur në Breznicë të Bujanocit.

    Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një kazinoje.

    Lidhur me rastin janë arrestuar nëntë persona.

    Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Agron Uka, tha për Klankosova.tv se tre të plagosurit janë nga arma e zjarrit.

    Ai tha se dyshohet se kësaj ngjarje i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm.

    “Rastit i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm mes këtyre personave, i ndodhur diku para një jave. Ka pasur përleshje mes tyre dhe aty është përdorur edhe arma e zjarrit. Tre personave janë të plagosur nga arma e zjarrit”, tha Uka.

    Prokurori shtoi se janë arrestuar nëntë persona.

    “Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe paraqitje e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit. Fillimisht për 48 orë janë ndaluar gjashtë personave e më pas edhe tre të tjerë”, tha prokurori.

    Klankosova.tv mëson se deri tek konflikti erdhi për shkak të një shume të parave që të dyshuarit i kanë humbur personat e përfshirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark