×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shkrimtari Kristoffer Leandoer do të mbajë ligjëratë në Tiranë

    Insajderi
    15 May 2023 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari i njohur suedez Kristoffer Leandoer do të mbajë të enjtën një ligjëratë në Tiranë.

    Të enjten, 18 maj, ora 18:00, United Nations Association Albania (UNAA) organizon në Berk, ligjëratën e mbajtur nga Kristoffer Leandoer, me titull “Letërsia, një formë arti pamor apo aureal?”, duke ftuar pjesëmarrësit në një përpjekje për të reflektuar mbi letërsinë dhe aftësitë e kufizimet e gjithsecilit.

    “Në kohët e sotme, letërsia përkufizohet si një entitet që merr jetë në fletën e shkruar: një formë komunikimi pamor, çka se ajo e pat zanafillën te recitimi i nxënë përmendësh, dhe kështu vijoi shekuj me radhë. Duke shqyrtuar ndikimin që shikimi mund të ketë te vetë teksti, kjo ligjëratë përpiqet të dëftojë se letërsia nuk është ekskluzivë e asnjë shqise, por se mbase ajo është një shqisë më vete.

    Falë shembujve të vjelë nga nga shkrimtarë me shikim të kufizuar, gjatë historisë së letërsisë, duke nisur nga poema epike e John Miltonit “Parajsa e humbur” e deri te ornitologu amator J. A. Baker me “Shtegtari”, le hetojmë së bashku rolin që shikimi i kufizuar mund të ketë mbi parafytyrimin. Aty ku lidhja mes mendjes dhe mjedisit përqark nis e dobësohet, zbulojmë se bash aty mund të lindin botë imagjinare tejet të pasura dhe ngjethëse. Në këtë takim do të ndjekim gjithashtu dhe shkrimtarin britanik Aldous Huxley, në luftën e tij për të përmirësuar shikimin, fillimisht përmes vullnetit dhe më pas nëpërmjet përdorimit të drogave halucinative, çka dhe ngre një pyetje tjetër: a është vërtet letërsia një formë e ëndrrës së kthjellët? E përfundojmë me poetët e rilindjes metafizike si Thomas Traherne, i cili imagjinoi se çfarë do të ishte bota nëse nuk do të kishim asnjë shqisë? Një hapësirë trillimesh të kulluara e imagjinate të dlirë. Një botë, ndoshta, që përbëhet nga letërsi e pastër.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark