×
  • Showbiz
  • Show

    “Shkuam në hotel”, Serena Sula nuk kursen Kristin, nxjerr mesazhet me banorin e BBV

    Insajderi
    11 March 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krist Aliaj është kthyer së fundmi në një nga personazhet më të komentuar së fundmi të “Big Brother Vip Albania”.

    Shkak u bë romanca që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Kejsin, teksa një vajzë tjetër jashtë shtëpisë, Zaza pretendon se është në një lidhje me të dhe publikoi mesazhet në Instagram.

    Së fundmi, ka qenë personazhja e njohur e rrjeteve sociale, Serena Sula, e cila në emisionin “Natë me Aulonën” ka treguar bisedat që ka zhvilluar në rrjetin social Instagram me Kristin, edhe pse nuk i tregoi publikisht për të ruajtur etikën.

    Ajo tregoi se ata kishin shkëmbyer video, Kristi e kishte ftuar në një hotel dhe ishin takuar.

    “A bot gjo?” u pyet Serena nga gazetari Andi Vrapi, duke iu referuar marrëdhënies seksuale, teksa ajo përgjigjet në mënyrë ironike se shkoi për të lyer thonjtë.

    Nga Serena nuk ka munguar dhe një “thumb” ndaj Robert Aliajt ku u shpreh: “Jo se Roberti kënaqet se ka kërkuar femër origjinale, a ka kërkuar femër origjinale në publik”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark