23:03 - 25 Maj 2022

Jo çdo blerës i makinave kërkon garancitë e shtrenjta shtesë që ofrojnë tregtarët.

Kjo pasi që shumica e njerëzve nuk duan kosto shtesë paraprake dhe konsiderojnë se garancia e prodhuesit është e mjaftueshme.

Sidoqoftë, ndonjëherë – dhe kjo është një nga ato raste – garancitë shtesë rezultojnë të vlejnë çdo qindarkë, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një garanci e tillë dhjetëvjeçare për një Kia Sorento 2012 që skadoi javën e kaluar.

Siç ka bërë të ditur një mekanik ku makina ishte servisuar, marrëveshja e saj e shërbimit me kilometra të pakufizuar dhe 10-vjeçare i mundësoi asaj të udhëtonte mbi gjysmë milioni milje ndërsa supozohej se i ka ndërruar nëntë motorë.

Falë të dhënave të shumta të shërbimit që mbajti pronari, riparimet e bëra në një Kia që arrinte mesatarisht 60,800 milje në vit (rreth 98 mijë km) janë plotësisht të njohura.

Kështu, me kalimin e viteve, Sorento dyshohet se i janë bërë 203 ndërrime vaji.