Këtë e ka kumtuar kryetari i kësaj Shoqate, Sllobodan Vujiçiq, i cili pretendon se në komunat me shumicë serbe, ku jetojnë numri më i madh i familjeve malazeze ekziton një atmosferë dhune dhe frike të imponuar nga Beogradi zyrtar.
Kjo është kumtesa e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës të publikuar sot. Shoqata e Malazezëve të Kosovës do të bojkotojë plotësisht zgjedhjet lokale të Kosovës të caktuara për 17 tetor. Ky vendim erdhi nga fakti se në komunat me shumicë serbe, ku jetojnë numri më i madh i familjeve malazeze, ekziston njëzëshmëri dhe paligjshmëri e imponuar nga Beogradi zyrtar. Në një atmosferë të tillë dhune, frike dhe rezultatesh të paracaktuara, nuk ka as një minimum kushtesh për ruajtjen e konkurrencës demokratike dhe të ndershme. Shoqata zgjedhjeve të tilla, kurrë nuk do t’i japë legjitimitet, por ne do të bëjmë gjithçka për të rikthyer dinjitetin dhe lirinë e popullsisë ortodokse në këtë zonë përmes institucioneve të Kosovës., shkruan në kumtesën e kësaj shoqate të nënshkruar nga kryetari i saj Sllobodan Vujiçiq./Insajderi.org.