×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria Civile kërkon përgjegjësi nga kryeministri për qasjen selektive të disa ministrive

    Insajderi
    21 November 2016 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qasja selektive e disa ministrive në raport me organizatat e shoqërisë civile në përfshirje, ndarja jo-transparente e fondeve publike për organizata, mungesa adekuate e konsultimit publik, etj, ishin disa nga temat që u adresuan në mënyrë të drejtpërdrejt tek Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë konferencës së organizuar nga Platforma CiviKos.

    Drejtoresha e Platformës CiviKos, Valdete Idrizi, theksoi se Kosova është duke u ballafaquar me probleme të mëdha, në fusha të ndryshme,  ku shoqëria civile në mënyrë të vazhdueshme është duke ngritur zërin, qoftë përmes protestave apo avokimit.

    Ajo shtoi që bashkëpunimi mes shoqërisë civile dhe Qeverisë është i një rëndësie të veçantë.

    Gjatë kësaj konference, përveç bashkëpunimit në përgjithësi, me theks të veçantë u trajtuan disa nga sfidat dhe problemet në zbatim të Strategjisë Qeveritare si:  neglizhenca e përfaqësuesve të Qeverisë në Këshill, qasja joserioze ndaj sektorit, vonesat në zbatim të Strategjisë, mos-ndarja e buxhetit nga Qeveria për zbatim të Strategjisë.

    Përfaqësuesit e organizatave të personave me nevoja të veçanta kërkuan përkrahje më të madhe nga Qeveria për këto kategori, përmirësimin e infrastrukturës ligjore, si dhe zbatimin e ligjeve aktuale që rregullojnë çështjet e personave me nevoja të veçanta.

    Kryeministri Mustafa u zotua se të gjitha shqetësimet e ngritura të trajtohen me seriozitetin më të madh nga Qeveria, dhe që shumë shpejtë në  takimin e radhës të Këshillit të jetë prezent dhe të kërkojë llogari dhe përkushtim nga të gjitha ministritë pasi që roli i shoqërisë civile është jashtëzakonisht i rëndësishëm, thuhet në komunikatën e Platformës CiviKos.

    Gjithashtu ky takim u vlerësua edhe nga aktivistët e shoqërisë civile, duke e konsideruar një fillim të mirë për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy sektorëve./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark