×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria civile kundërshton shkarkimin e kryetares së KQZ-së

    Insajderi
    14 June 2021 - 17:01

    Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile kanë kundërshtuar vendimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, duke e konsideruar këtë vendim di të motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

    Këto organizata nëpërmjet një komunikate bazuar në vendimin për shkarkim, vlerësojnë se argumentet e shtruara nga presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse.

    “Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve. Gjithashtu, marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve”, thuhet në një komunikatë të organizatave Demokracia për Zhvillim (D4D), Demokracia Plus (D+), INDEP, INPO, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Lëvizja FOL, Organizata Nënë Tereza, Organizata Çohu dhe Syri i Vizionit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark