×
  • Sport
  • Sport

    Shorti çerek-final në Europa League – përballje interesante

    Insajderi
    15 March 2019 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është hedhur shorti për ndeshjet çerek-finale të Europa Leagues në Nion të Zvicrës.

    Pas shortit në Champions League, radha i erdhi edhe kompeticionit të dytë më prestigjioz në Evropë, të njohur si Europa League.

    Chelsea, Valencia, Napoli, Arsenal, Eintracht Frankfurt, Benfica, Slavia Praga dhe Villarreali janë skuadrat e kualifikuara.

    Më poshtë, çiftet e plota:

    Napoli – Arsenal

    Villarreal – Valencia

    Benfica – Eintracht Frankfurt

    Slavia Praga – Chelsea

    Ndeshjet e para çerek-finale luhen të enjten, më 11 prill, ndërsa të kthimit një javë më vonë.

    Fituesi i përballjes Napoli-Arsenal do të ndeshet me fituesin e takimit Villarreal-Valencia në gjysmë-finale, ndërsa fituesi i duelit Benfica-Eintracht do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Slavia Praga-Chelsea. /Insporti.com/

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark