Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, e ka vlerësuar lartë skuadrën e Dritës, dhe ka thënë se përvoja brenda grupit ka bërë që ata ta fitojnë këtë takim.
Drita fitoi të shtunën ndaj Drenicës 2:1.
“Një ekip si Drita ka përvojë ndërkombëtare dhe ka lojtarë individualisht që vendosin ndeshje të mëdha. Ne ishim të përqendruar të mos pësojmë gol dhe eventualisht të shënonim në kundërsulm. Patëm probleme që nga nisja e ndeshjes me dy lojtarë të krahut të mbrojtjes. Njëri nuk filloi fare e tjetrin u desh ta zëvendësojë pak minuta pasi nisi ndeshja. Bëmë ndryshime taktike gjatë lojës për të marrë të paktën një pikë por nuk ia arritëm. Ky është futbolli”, theksoi Shotani.