×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet i pa fajshëm aktivisti i Vetëvendosjes i dyshuar për trafik droge në Belgjikë

    Insajderi
    12 October 2018 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktivisti i Vetëvendosjes në Belgjikë, Rediart Canjka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për dyshimin për trafik droge.

    Këtë lajm e kanë bërë të ditur Qendra e Vetëvendosjes në Belgjikë, përmes një komunikate për media.

    Canja ishte arrestuar në shtator të këtij viti përderisa po udhëtonte drejtë Zvicrës në momentin kur u arrestua në qytetin francez Vitry, afër kufirit me Zvicrën. Heroina, sipas mediave belge, ishte destinuar për tregun zviceran, ka raportuar Insajderi.

    “Lajmi për arrestimin e tij na befasoi të gjithëve, shqiptarë e të huaj, pasi përvoja, përgatitja dhe angazhimi i tij nuk lidheshin aspak me këtë akuzë. Prandaj, kemi pritur me padurim që autoritetet të sqaronin rrethanat për ngjarjen. Dje Gjykata në Francë ka vendosur në favor të tij, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre të Vetëvendosjes.

    Komisioni disiplinor i Vetëvendosjes pas arrestimit kishte vendosur ta suspendojë përkohësisht anëtarësinë e Cankjas, ndërsa këtë vendim e ka shfuqizuar pas vendimit të Gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark